Xhejmsi Dervishi është vajza gjithë forma që bëri përshtypje në programin “Procesi Sportiv”, pasi u ngrit të kërcente pa asnjë kompleks me një nga futbollistët e ftuar në studio.
Ky ishte dhe rasti që të demonstronte linjat e saj të rrumbullakosura e të tonifikuara nga ushtrimet intensive në palestër.
Ndërkohë në korridoret e “Top Channel” po flitet se prania e saj në këtë program të ndjekur të dielave në mbrëmje ishte jo pa qëllim.
Përflitet se do të jetë pikërisht Xhejmsi, vajza bukuroshe që do të zëvendësojë Marinën.
Në një prononcim për “Bluetooth”, modelja rrëfen sesi i erdhi ftesa.
Nga ana tjetër, Xhejmsi tregon se ndjehet e lumtur që do të zëvendësojë Marinën, por me batutë na tregon se nuk i pëlqejnë reperët.
Si ju erdhi ftesa për të qenë moderatore e “Procesi Sportiv”?
Ftesa më ka ardhur nga Soni, fotografi. Kur isha atje si e ftuar, kam përshtypjen se lashë një lloj impresioni. Ndoshta spontaniteti, batutat bënë që produksioni të mendonte për mua. Shto këtu pastaj edhe faktin që Marina ka shprehur dëshirën për të ikur nga ky format. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar asgjë. Ne jemi akoma në bisedime.
Si ndjehet Xhejmsi që do të zëvendësojë Marinën, një figurë e dashur për publikun te “Procesi Sportiv”?
Unë nuk mund të them nëse do ta zëvendësoj Marinën, por do të ishte bukur. Mendoj se do të isha e aftë për tabërë.
Si i ke marrëdhëniet me sportin, me futbollin?
I kam shumë të mira në fakt. Kam informacion rreth futbollit dhe jam tifoze edhe me skuadrat e huaja, si italiane, gjermane. Më pëlqen shumë futbolli.
Mendoni se do të jetë fatsjellës vendi i Marinës edhe për dashurinë, për shembull të gjeni edhe ju një reper?
Unë nuk e synoj një reper. Nuk më pëlqejnë.
Diskutime rreth kësaj post