Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga sfida mes Italisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, tifozat kuqezi janë nisur mbrëmjen e sotme në drjetim të Italisë.
Siç shihet nga fotot e sigurua nga “TemA” në portin e Durrësit, duket dhe grupimi i parë i tifozave kuqezi që po nisen drejt italisë për të ndjekur këtë takim.
Sfida mes Italisë dhe Shqipërisë është e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, dhe pritet që të jetë një takim mjaft emocionues.
Për këtë përballje ka pasur një interesim të lartë të tifozave kuqezi për të përkrahur djemtë e kombëtares, ku pritet që në stadium të ketë një numër të lartë mbështetësish shqiptar që do të mbushim “Renzo Barberan”.
Ky është takimi i dytë mes Italisë dhe Shqiprisë pas miqësors së parë që u luajt në Genoa që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të “Axurrëve”, por që dhe në atë takim u vu re mbështetja e madhe e tifozave kuqezi.
Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet ditën e premte në orën 20:45./Fatjon Baze/
Diskutime rreth kësaj post