Lulzim Bashës nuk po i shkon aspak mirë fushata elektorale. Mesa duket demokratët nuk e kanë marrë veten akoma nga ajo nxjerrje që Rama i bëri nga çadra e nga ana tjetër, grupet e tjera të interesit nuk e marrin seriozisht atë. Kështu,mitingjet e tij deri tani kanë qenë dështime të njëpasnjëshme.
I tillë ishte edhe takimi i sotëm në Vlorë që Basha kishte njoftuar se do mbante me përfaqësuesit e operatorëve turistikë në Vlorë ku do të fliste për turzimin.
Mirëpo, burimet konfirmojnë se Bashës nuk i kanë shkuar operatorët në takim, ndaj ai e vonoi pambarimisht takimin duke hyrë nëpër rrugica medemek po takonte njerëz që të vonohej.
Si përfundim, në takim foli vetëm Basha dhe asnjë pjesëmarrës, pasi grupi i interesit për të cilin zhvillohej takimi (operatorët turistikë) nuk morën pjesë duke e braktisur.
5 vite pas tërmetit të rëndë që goditi vendin, vijon rindërtimi në Durrës, ende ka familje të pastreha
Pesë vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, gjurmët e fatkeqësisë mbeten ende të dukshme në Durrës. Përtej kësaj, procesi...
Diskutime rreth kësaj post