I është dhënë lamtumira e fundit aktori të mbi 100 roleve në teatër de televizion, Bujar Lakos. I mbylli sytë një ditë më parë, befasisht pas një ataku në zemër. Bota e artit u shokua, të gjithë u sensibiluzan pranë familjes, që përmes urtësisë dhe heshtjes kërkoi që dhimbja të rrijë larg ekranit të televizorit.
Kështu u bë. Aktori i madh Bujar Lako, i cili i la vendit një pasuri të madhe me artin e tij, i la vendit një model aktrimi për tu ndjekur, iku pa zhurmë, por me respektin më të madh e më të lart që mund ti bëhet një aktori. Ai u përcoll heshturazi, me dhimbjene familjarëve dhe dashamirësve të tij nga banesa e tij në Rrugën “Myslym Shyri”, tek varrezat e Sharrës, ku ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama. Ky, erdhi dhe ndenji pak minuta, i shtrëngoi duart familjarëve dhe me pallton e tij të zezë, u larguar sërish për nga mjeti i tij.
Ceremonia ishte e shkurtër, por me shumë të pranishëm. Djali aktorit, artisti i njohur Bojken Lako falenderojë të pranishmit. Tashmë në varrezat e Sharrës flijohet një figurë e rëndësishme e artit të vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post