Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka qenë para pak ditësh në Krutje, një fshat i rrethit të Lushnjes.
Panariti pati një takim me banorët e këtij fshati ku ka monitoruar fushatën e vaksinimit të gjedhëve.
Por, ajo që habiti të gjithë në këtë takim ishte “Show” i neveritshëm i ministrit i cili kishte hequr kostumin e zyrtarit dhe ishte bërë si veteriner.
Me një shiringë në dorë ai ka vaksinuar një lope, duke thënë se të githa kafshët e paprekura në vend nga Dermatoza do të vaksinohen dhe se ky proces do të drejtohet vetë nga ai.
Ai tha se do të vaksinohet çdo kafshë, në mënyrë që të fitohet imuniteti nga kjo sëmundje.
Nuk e dimë a do ta vazhdojë ende këtë “Show” ministri i kthyer në veteriner dhe në vende të tjera për të vaksinuar lopë./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post