Përgatiti Fatjon Baze
Kampionati shqiptar është cilësuar shpesh herë si një nga kampionatet më të varfëra në Europë.
Kjo për shkak të pagave të ulëta që kanë lojtarët, ku përveç disa futbollistëve që paga disi të mira, për pjesën tjetër të lojtarëve nuk është e njëjta gjë.
Një arsye tjetër janë vonesat e pagave që nuk jepen në datën e caktuar, të cilat janë të shpeshta, por ka dhe raste që shumë futbollistë nuk paguhen fare.
Por, ndyrshe ndodh kur vjen puna për përgatitjet e skuadrave pasi këtë vit shumica e klubeve kanë preferuar të udhëtojnë jashtë vendit, në Turqi.
Këtë vit në minifazën përgatitore të dimërit, gjashtë skuadra të superligës shqiptare kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Turqisë në Antalya për tu përgatitur, ku do të qëndrojnë për rreth 2-javë.
Kushtet e qëndrimit në resortet që do të akomodohen klubet shqiptare, janë vërtet spektakolare dhe mjaft të mira në krahasim me kushtet që janë në shqipëri.
Fotot e resorteve të mëposhtme janë disa nga vendet në të cilat do të grumbullohen skuadrat e Kategorisë Superiore.
Antalya ka qenë destinacioni i preferuar këtë vit nga ekipet tona, pasi nga 10-skuadra, gjashtë prej tyre do të përgatitet në Turqi dhe bëhet fjalë për, Skëndërbeun, Kukësin, Partizanin, Flamuratrin dhe Lufëtarin.
Diskutime rreth kësaj post