Në njësinë administrative të Farkës në Tiranë prej disa javësh Partia Socialiste ka nisur me vrull fushatën elektorale. Në këtë zonë Kryesia e PS dhe Kryesocialisti, Edi Rama kanë caktuar koordinator deputetin, Vladimir Kosta.
Strukturat e kësaj dege të PS-së janë vënë në lëvizje për të arritur një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet e ardhme. Kjo gjë duket jo vetëm në takimet e shpeshta në këtë zonë të drejtuesve të PS-së, por edhe në përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për fushatën.
Një tabelë gjigante është shpalosur sot në një prej zonave më të dukshme të Farkës. Në banderolë shkruhet “Shtëpia e Partisë Socialiste Farkë”. Simbolet e zgjedhura dhe ngjyra e vendosur në tabelë dallohen disa kilometra larg Farkës. Kjo tabelë gjigante është ndër parullat e para të fushatës së zgjedhjeve të qershorit dhe duket se do të jetë edhe më origjinalja.
Fotoja është postuar në Facebook nga deputeti socialist Vladimir Kosta. Në shënimin që shoqëron foton, deputeti Kosta shkruan se PS-ja do të dalë në këtë zonë forcë e parë politike në zgjedhjet e qershorit.
“Te kjo shtëpi po anëtarësohen shumë të reja e të rinj socialist të mbarë Farkës. Partia Socialiste e Farkës, sipas të gjitha të dhënave del forca e parë. Falenderim për shtabin drejtues dhe sidomos freshistëve të kësaj zone!”,- shkruan socialisti, Vladimir Kosta në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post