Mbrëmjen e së martës u mbajt premiera e filmit “5 Herë Jo” ku protagonistë ishin çifti i njohur, Donald Veshaj dhe Bora Zemani.
Pjesë e këtij eventi ishin shumë pjestarë të Top Medias, si dhe miq të afërt të çiftit, ndër ta edhe Elgit Doda dhe Klea Huta.
Përpos eventit dhe vetë filmit, vëmendje morën edhe komentet lidhur me Klean.
Të shumtë janë ata që kanë shprehur dyshimet e tyre për një shtatëzani të mundshme të Kleas për shkak të formës së barkut që fustani i tregon.
Është mëse normal fakti që femrat të mos kenë bel të hollë por të kenë edhe pak bark, por mesa duket dyshime të tilla do vazhdohet të ketë gjithmonë kur bëhet fjalë për personazhet publik.
Diskutime rreth kësaj post