Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me foton e tij me Nezën e Rossinin që qarkullo në media dhe rrjetet sociale.
Meta u shpreh gjatë konferencës për shty: “Çdo foto që ka me mua, çdo njeri në Republikën e Shqipërisë është i lirë ta publikojë. Është foto e 10 viteve më parë. Ka edhe përfaqësues diplomatik. A është Rossini aty? Nuk e di. Kur më ftojnë unë nuk i pyes kë marrim me vete. Se kush është Rossini unë e di për shkak të angazhimit të tij pro Ramës, që e akuzonte Berishën si njeri të Putinit. Sa i takon z. Neza njohja ime me të është e vjetër për arsye se të ndjerin vëllain e tij Agim Neza ka qenë njeri shumë i afërt i imi, ka qenë zëdhënësi im. Kemi pasur marrëdhënie shoqërore dhe njerëzorë. Por asnjëherë nuk i kam kërkuar asnjë favor”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post