Ditën e djeshme nga Pallati i Sportit në Durrës Partia Socialiste mblodhi Kongresin duke çelur kështu zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë aktivitetit maratonë, u prezantua edhe programi i PS-së si dhe kandidatët për çdo qark, duke i dhënë kështu fushatës të gjithë elementët që duhet të ketë.
Mirëpo, përpos kësaj, sot kanë dalë edhe pamjet e autobuzit që PS do të përdorë mesa duket për të zhvilluar një tur në të gjithë vendin.
Një taktikë kjo e përdorur edhe në fushatën e 2013-ës nga PS e cila rezultoi fituese me një rezultat prej 1 milion votash.
Këtë herë, ndryshe nga 2013-a, autobuzi i PS i veshur me ngjyrën karakteristike tanimë, ka sloganin “PËR SHQIPËRINË QË DUAM, SHTET-PUNË-MIRËQENIE”.
Detajet se kur pritet të fillojë turi nëpër Shqipëri akoma nuk bëhen të ditura, por autobuzi është gati. Mesa duket, pritet një fushatë entuziaste, pavarsisht se PD ka vendosur të mos futet në zgjedhje për arsyet e saj./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post