Spiro Ksera është shfaqur i lodhur dhe i dëhspëruar në sallën e gjyqit ku ka apeluar vendimin për arrest me burg.
Ksera kishte shpresuar se mund të hetohej në gjendje të lirë por gjykata e ka lënë në burg. Ksera deklaroi se ai po diskriminohet pasi është me kombësi greke. Spiro Ksera, ish-Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u prangos me 29 janar, pasi kishte firmosur për dhënien e fondeve për disa aktivitete që në fakt rezultonin vetëm në letër.
Nga hetimet, mësohet se shuma e përfituar nga ish-ministri i qeverisë Berisha është 30 milionë lekë.
Diskutime rreth kësaj post