Lapsi.aj sjell foto ekskluzive nga automjeti që shpërtheu sot në Durrës. Automjetit tip “Land Rover” i ishte vendosur një sasi eksplozivi. Në momentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar anës rrugës pranë universitetit. Lapsi.al mëson se makina ishte në pronësi të shtetasit Gerti Aleksi i cili eshte nendrejtor i ALUIZNI-t në Durrës dhe kushëri i dytë i kryebashkiakut Vangjush Dako.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi. Policia ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen. Në njoftim thuhet se makina ishte në pronësi të A.S, që është bashkëshorja e nëndrejtorit të ALUIZNI-t. Më poshtë deklarata e policisë.
Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr.1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde ekslozive në pjesën e përparme të mjetit tip Fuoristradë me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A.S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post