Megjithatë, është edhe një grup njerëzish që synim kanë përmirësimin e imazhit të tyre bazuar në dukjen e personave të famshëm që ata ose ato i adhurojnë.
Disa prej tyre kanë kaluar mirë, e disa edhe kanë dështuar keq.
Ju sjellim një listë prej 10 personave të thjeshtë të cilët kanë shpenzuar mijëra euro në kirurgjinë plastike me shpresën se do t’u ngjajnë artistëve holivudianë dhe jo vetëm. /NGJYRA.COM/
Matt dhe Mike, dy vëllezër që deshën t’i ngjanin Brad Pittit – ëndërr pothuajse e parealizueshme
Herbert Chavez deshi t’i ngjante Supermanit
Mikki Jay shpenzoi 16 mijë dollarë për t’i ngjarë Michael Jacksonit, dhe kjo iu shpërblye pasi sot ajo fiton rreth gjysmë milioni dollarë në vit
Nileen Namita shpenzoi mbi 350 mijë dollarë për t’i ngjarë Mbretëreshës Egjiptiane, Nefertiti. Vendosni ju a ia arriti qëllimit a jo!
Annette Edwards, tani gjyshe 57-vjeçare, ka shpenzuar jo më shumë se 15 mijë dollarë për t’i ngjarë karakterit të filmave vizatimor, Jessica Rabbit.
Justin Jedlica ka shpenzuar hiç më pak se 100 mijë dollarë për t’i ngjarë kukullës Ken, të dashurit të Barbie-t
Nadya Suleman, e njohur si Octomom (nënë e tetë fëmijëve), asnjëherë nuk e ka pranuar se me ndërhyrjet kirurgjike të cilave ajo iu ishte nënshtruar ka dashur t’i ngjajë Angelina Joliet, por si duket, me të parë se ka dështuar, ka nisur edhe ta mohojë këtë fakt.
Nicholas Ryan nuk është dashur të shpenzojë edhe shumë për t’i ngjarë aktorit të tij të preferuar, Ryan Gosling. I gjithë ky ndryshim atij i ka kushtuar vetëm 5 mijë dollarë
Toby Sheldon, një tentim për t’i ngjarë Justin Bieberit. Çfarë dështimi!
Dhe e fundit, një befasi: shqiptarja Myla Sinanaj që me shumë mund deshi t’i ngjante Kim Kardashianit. Shqiptarja Sinanaj kishte shpenzuar 30,000 dollarë në kirurgji plastike duke ndryshuar fytyrën stomakun dhe gjoksin. Myla madje incizoi edhe një video porno në tentim për t’ia kaluar me shikueshmëri porno-videos së Kimit. Nuk kemi informata nëse ia ka arritur apo jo qëllimit
Diskutime rreth kësaj post