Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, është shndërruar padiskutim në një ndër emrat më të përfolur të momentit dhe sigurisht që ҫdo lëvizje e saj tashmë përbën një lajm.
Ndërkohë që kryeartikujt e mediave rozë, janë pushtuar me lajmin e divorcit të saj me bashkëshortin Besart Kallaku, Xhensila vijon të jetë e fokusuar në punën e saj si edhe në rritjen e dy fëmijëve, Ajka dhe Amen.
Artistja e njohur ndan shpesh herë në rrjetet sociale, teksa kalon momente të ëmbla më fëmijët e saj, ashtu siҫ ka bërë edhe sonte.
Xhensila ka publikuar në “Instastory”, një video ku shihet teksa është duke i lexuar një përrallë Amen, që mesa duket është një personalizim për këngëtaren dhe djalin e saj.
Dhe mesa duket kjo përrallë, e titulluar “Amen dhe Mami”, e ka përlotur artisten, e cila bashkangjitur videos ka shkruar:
“Lotët nuk po më pushojnë. Më emocionuat pa fund”.
Diskutime rreth kësaj post