Vajza e pronares së televizionit “Top Channel”, Lori Hoxha, e cila është e njohur për jetën e saj luksoze dhe famën në rrjetet sociale, ka kryer një shkelje të qarkullimit rrugor.
E njohur për pushtetin mediatik që ajo gëzon mesa duket ky fakt e ndihmon që ajo të thyejë edhe disa ligje pa i hyrë “gjemb në këmbë”.
Një lexues i Lajme.al ka fotografuar makinën disa milionëshe të Lorit, e cila ishte parkuar në mënyrë të gabuar në një zonë të populluar të Tiranës.
Mësohet se trashëgimtarja e “Top Channel” e ka lënë automjetin tip “Range Rover” të parkuar dysh para një restoranti të njohur në Tiranë i cili ndodhet prapa Kryeminsitrisë.
Nuk e dimë nëse policia do ta verifikojë rastin në fjalë, por një qytetar i thjeshtë nuk do t’i shpëtonte gjobës./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post