Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, nga Arta në Greqi, dyshohet të jetë vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, 42 vjecarit shqiptar që humbi jetën 3 ditë më parë në Tiranë.
Grupi kriminal, organizatori dhe personat që e ndihmuan grekun për të siguruar mjetet e nevojshme për ekzekutimin, u zbuluan nga policia e Tiranës. Por teksa ka mjaft foto në rrjetin social Facebook, ku shfaq pasionet e tij për gjuetinë, sportin dhe jetën e natës, greku Efthymious, ka edhe një foto që deri diku i tall shqiptarët.
Ai e ka postuar atë në gusht të vitit 2016. Bëhet fjalë për universitetin privat “Albanian University”, që më parë e ka pasur emrin “UFO”. Por në godinë kanë mbetur të dyja reklamat.
Pra edhe “Universiteti shqiptar” edhe “UFO”. Vrasësi grek bën një lidhje mes të dyjave, duke shkruar: “Kjo shpjegon gjithçka”. Rrjedhimisht sipas tij shqiptarët janë ufo.
Policia e kryeqytetit e identifikoi dhe arrestoi sot 41 vjeçarin. Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, ka qenë pjesëtari i Forcave Speciale Greke, por u përjashtua pasi u përfshi në trafik të drogës. Policia e Tiranës arrestoi edhe tre persona që e kanë ndihmuar në krim, siç është sigurimi i mjeteve të nevojshme për ekzekutimin, si dhe arratisjen. Ndërsa organizatori është shpallur në kërkim.
Diskutime rreth kësaj post