Një lajm i trishte ka shokuar sportdashesit britanike kete mengjes.
Dermot Drumi, ish-trajneri i Çelsit dhe Krauli Taunështë ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
56-vjeçari ka punuar si shef i akademisë te skuadra londineze si dhe ka qënë trajner i ekipit të dytë të Çelsit. Drumi, pas largimit nga Çelsi mori drejtimin e skuadrës Krauli Taun në Ligën e Dytë.
“Të gjithë jemi të shokuar nga largimi i papritur i trajnerit tonë. Jemi pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira. Drumi ishte një person i veçantë që na bënte gjithmonë të qeshnim”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kraulit në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post