Nga 1 marsi i këtij viti, në shkollat 9-vjeçare do të shtohet ora e gjashtë dhe për arsimin e mesëm do të ketë më shumë se një orë(plus) për tu zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të mbylljes së shkollave.
Plani konkret i Ministrisë së Arsimit për të zëvendësuar orët e mësimit të humbura për shkak të ngricave, do të fillojë nga 1 marsi i këtij viti
Sipas kalendarit që secila shkollë do të përgatisë një kalendar/grafik për zëvendësimin e orëve të mësimit, ku mësimi do të shtrihen në të gjithë vitin shkollor në mënyrë që të mos ketë problematika dhe që të bëhet analiza e plotë dhe e realizuar sipas cikleve dhe për sistemin bazë dhe atë parauniversitar. Kështu, në varësi të grafikut do të vijohet në secilën ditë, ku për shkollat e mesme mund të rastisë edhe ditë e shtunë,për shkak të ngarkesës mësimore që kanë.
Gripi dhe temperaturat e ulëta kanë qënë arsyet pse deri tani është shtyrë dy herë procesi mësimor. Instituti i Shëndetit publik raporton për një fluks në rritje të personave të prekur nga virusi i gripit AH3N2. Javën e fundit përfshirë dhe ditët e para të viti 2017 përllogariten rreth 19 mijë të prekur, por sërish e konsiderojnë një situatë normale gripi.
Në poliklinikat e Tiranës numri i vizitave mjekësore të vegjël dhe rritur arin rreth 100 në ditë. Madje është rritur dhe interesi i pacientëve për të bërë vaksinën antigrip, e cila këtë vit ofrohet falas në qendrat shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post