Peshkatarët e Shirokës në Shkodër, kanë qenë ndalesa e parë e Anila Denaj pas emërimit në krye të bujqësisë, ku Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u ka bërë thirrje peshkatarëve që të rregjstrohen, pasi formalizimi është mënyra e vetme që të përfitojnë nga mbështetja me kredi.
Ajo garantoi mbështetje nga qeveria për peshkatarët e zonës, por edhe koordinimin e të gjithë institucioneve për ruatjen e resurseve të liqenit të Shkodrës.
“Fondet e qeverisë dhe vëmendja që i ka dhënë qeveria normalizimi juaj në aksesin në banka është një tjetër shtysë më e madhe në këtë drejtim. Po ashtu nëse do të ketë një ndihmë nga Bashkia përsa i përket kreditimit do të jetë një tjetër shtysë më e madhe”, ka thënë ajo.
I pranishëm në takim ishte edhe kryebashkiaku Beci, që evidentoi rëndësinë që mbart liqeni i Shkodrës për zhvillimin ekonomik të zonës.
“Mendoj se Liqeni ka nevojë dhe duhet që të balancohet, nëse thuhet se mungon blini duhet që ta themi pasi ne këtu jemi që të rregullojmë praninë e peshkut dhe të liqenin”, është shprehur Beci.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndër të tjera , u ka bërë thirrje peshkatarëve për të rritur bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe qendror, me qëllim forcimin e ekosistemit natyror dhe kthimin e kësaj pasurie natyrore në një motor gjenerimi të ekonomisë për banorët e zonës.
Diskutime rreth kësaj post