Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 18:00 në Cardif miqësoren ndaj Uellsit. Një rival që jemi ndeshur para 3 vitesh në një tjetër ndeshje miqësore, ku Shqipëria fitoi 1-0 në Elbasan, me gol të Bekim Balajt.
Sulmuesi shkodran është rikthyer në ekipin kombëtar dhe pritet të jetë titullar në vijën e parë së bashku me Rey Manaj. Në portë me siguri do të jetë Gentian Selmani, i cili bën debutimin si kuqezi.
Treshja e mbrojtjes, ashtu sic e tha edhe trajneri Reja gjatë ditës së djeshme do të përbëhet nga Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti. Me skemën 3-5-2, janë 5 në nesfushë: Doka, Çekiçi, Bare, Lenjani dhe Abrashi, me këtë të fundit që do të jetë edhe kapiteni.
Diskutime rreth kësaj post