Nëse ju jeni një pronar i një makine Ford që e ka blerë makinën para pak vitesh , atëherë jeni në telashe.
Kjo pasi është kapur një problem në sistemin e makinave Ford dhe për këtë arsye deri tani më shumë se gjysmë milioni makina janë tërhequr. Problemet në fjalë janë motorrë që marrin flakë dhe dyer që hapen vetë.
Deri tani janë tërhequr makina në Amerikë dhe Europë dhe bëhet fjalë për modele të ndryshme. Shumë nga motorrët u mungonte qarkullimi i duhur i ftohjes e për këtë arsyje këputej cilindri duke sjellë më tej djegjen e motorrit.
Më shumë se 2 dyzinë zjarre janë raportuar deri tani po fatmirësisht pa dëmtime tepër të rënda, shkruan TechSot.al. Ndërsa raportohen shumë raste të hapjes së dyerve gjatë kohës që makinat kanë qenë në lëvizje .
Ford është shprehur makinat mund të përdoren akoma dhe të parkohen normalisht ndërkohë që përdoruesit merren me rregullimet. Ford do të rregulloje të gjitha makinat me këto probleme.
Diskutime rreth kësaj post