Në Fletoren Zyrtare është publikuar nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor .
Marrëveshja është bërë me Shqipërinë, qeverisë e Serbisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.
“Secila Pale duhet të garantojë autoritetet e saj kompetente, përgjegjëse për doganat dhe kontrollet dhe procedurat e tjera të lidhura me importin, eksportin dhe tranzitin e mallrave, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të koordinojnë aktivitetet e tyre për të lehtësuar tregtinë. Kontrollet e kryera nga autoritetet e përmendura në paragrafin I të këtij neni, bazohen kryesisht në analizën e rrezikut, duke përdorur teknikat elektronike të përpunimit të të dhënave, me qëllim identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve dhe zbatimin e masave të nevojshme, në bazë të kritereve të zhvilluara në nivel të Palëve dhe, kur është e mundur, në nivel ndërkombëta”thuhet në njoftim.
”Ne, Pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor, referuar kolektivisht si “Palët” dhe individualisht si “Pala”,duke shprehur gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë e ndërsjellë, për të kontribuar në progresin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të zgjeruar objektin e shkëmbimit të ndërsjellë tregtar; duke vendosur të eliminojmë pengesat në tregtinë e përbashkët të mallrave dhe për të forcuar në mënyrë progresive marrëdhëniet tregtare, jemi gati të ftojnë pjesëmarrësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Memorandumit të Mirëkuptimit nën frymën e përfshirjes, bashkëpunimit rajonal dhe me qëllim përmirësimin e jetës brenda të gjithë rajonit, dhe do të kontaktojmë secilin për t’i inkurajuar ata dhe për t’i përgatitur për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit; duke pasur parasyshqë përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet autoriteteve kompetente, përgjegjëse për doganat dhe kontrollet dhe procedurat e tjera, do të kontribuojë në interesat ekonomikë, tregtarë, financiarë, socialë dhe kulturorë të Palëve; duke risjellë në vëmendje Marrëveshjen për Bashkëpunimin Tregtar dhe Ekonomik” thuhet në njoftimin e Fletores Zyrtare ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post