Forcat Speciale shqiptare, vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. publikoi në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.
“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.
Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.
Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar, si dhe u testua dhënia e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit.
Diskutime rreth kësaj post