Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen më shumë vendeve aleate e partnere “Albanian Effort 19”.
Lajmin e ka publikuar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nëpërmjet rrjeteve sociale duke postuar edhe video.
Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, Kosova, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në Bizë të Tiranës, për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh e partnerësh në operacionet e përbashkëta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post