Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përshëndeti operacionin e policisë së Fierit dhe paralajmëron se ky është vetëm fillimi i “Forcës së Ligjit”.
Ministri i Brendshëm shpreh vendosmërinë për eleminimin e grupeve të tilla në gjithë vendin dhe jo vetëm kaq.
“Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, vijon Xhafaj.
Ata janë identifikuar si shtetasit: Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier; Bashkim Ahmeti (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier; dhe Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte drogëra të llojeve të ndryshime si kanabis, heroinë dhe kokainë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu dyshohet se ky grup kriminal ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje dhe rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet.
Diskutime rreth kësaj post