Revista Forbes ka publikuar listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri.
Anketa u krye nga “Forbes Magazine”.
Metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitimi realizuar dhe kapitali.
Lista e 10 më të pasurve
1. Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i grupit Balfin, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon.
Shërbimet e ofruara: Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.
2. President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë.
Shërbimet e ofruara: Tregtimi dhe ruajtja e naftës, shërbime uturimi privat.
3. Vasil Naçi CEO dhe president i AGNA Group.
Shërbimet e ofruara: Importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
4. Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil.
Shërbimet e ofruara: Shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.
6. Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”.
Shërbimet e ofruara: Ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit.
7. Grigor Joti pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, Investndërtim Tirana Sh.p.k.
8. Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd.
Shërbimet e ofruara: Punime inxhinierike, infrastructure, transport, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e ka qendrën në Patos, Fier.
9. Vilma Nushi është një prej sipërmarrëseve të para të pas viteve 1990, e cila ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët në publik. Kompania Marketing & Distribution (M&D), ku ajo ka 100% të aksioneve, është krijuar në vitin 1997 dhe është një prej distributorëve më të mëdhenj në vend. Marketing & Distribution realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe kishte 324 të punësuar. Fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë, me një normë kthimi rreth 3%.
10. Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil.
Diskutime rreth kësaj post