Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kërkuar sot zbardhjen e të vërtetës së përdorimit të fondeve “sekrete” greke në Shqipëri për të ndikuar në opinionin publik.
Idrizi i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me anë të cilit të zbulojë të vërtetën e përdorimin e parave të ‘zeza’ greke në Shqipëri.
Kreu i PDIU-së, e ka quajtur si mjaft shqetësuese që Greqia ka dhënë vetëm në një muaj 1 milion euro. Ndaj ai kërkoi që të zbulohet sa janë shifrat reale dhe kush janë përfituesit e këtyre fondeve.
“I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të kuptuar sa është fondi i parave të zeza qe është dhënë në Shqipëri, për të ndikuar në opinionin publik. 1 milion janë dhënë vetëm në një muaj. Duhet të kuptojmë sa fonde të zeza janë hedhur në Shqipëri gjatë këtyre vite. Duhet të zbulohen cilat janë mediat, portalet dhe Shoqatat që janë implikuar në këtë operacion.
Çfarë po bën Prokuroria shqiptare, kur pala greke ka nisur hetimet për këtë çështje. Çfarë bën Kryeministri i cili hesht për këtë çështje. Ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias, për përdorimin e fondeve të zeza në Shqipëri”, ka thënë Idrizi.
Video:
Diskutime rreth kësaj post