Ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berishës ishte Elbasani.
Edhe ‘Foltorja’ e shtatë, lëvizja për ndryshimin e PD dhe rikthimin e sovranitetit të saj, ishte entuziaste për nga pjesëmarrja dhe optimizmi i anëtarësisë. Berisha analizoi punën e qeverisë, duke deklaruar se sot Shqipëria është kthyer në tokë të pashpresë, ndërsa qytetarët nuk shohin rrugë tjetër veç asaj të largimit nga vendi.
Biznesi tha Berisha është në ditë të vështira, ndërkohë që sot qytetarët kanë rroga edhe më të vogla se të Kosovës. Ai shtoi se nga ana tjetër qeveria ka abuzuar me 5 miliardë euro, të cilat kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve pranë pushtetit.
“Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, ose kakistokraci. Edi Rama dhe rejgimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës, nga një tokë e bekuar në një tokë të pashpresë, nga ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Isha në Gjirokastër para dy ditësh, në një mjedis të zjarrtë të demokratëve, por dua t’ju them me sinqeritet, ai entuziazëm, ajo energji ishte frymëzuese, kurse shtëtitja që bëra në rrugët e qytetit ishte dëshpëruese.
Gjeta vargun e dyqaneve të mbyllura. Dhe Gjirokastra është trashëgimi botërore kulturore. Mendova çfarë kanë bërë këta, shtro kalldrëm dhe vidh para dhe asgjë tjetër, asnjë projekt. Unë fola për Gjirokastrën, por faktikisht kështu është e gjithë Shqipëria. Nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta Shqipëria kaloi në grupin e vendeve me të ardhura për frymtë të mesme të larta. Sot janë rrogat janë më të ulta se në vitin 2013. Nëse ne në 2013 ne kishim rrogat më të larta se Rumania dhe Bullgaria, ne sot kemi rrugat më të ulta se Kosova. Jemi vendi, pas 8 vitesh, ku janë investuar mbi 5 mld euro. Çfarë është ndërtuar? Përfunduar gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë, të cilët i ndajnë bashkë paratë.
Njoftuan rritjen ekonomike 18% dhe kreu i Meduzës doli deklaroi se kjo nuk konvertohet në rritje pagash. Ku shkojnë këto të ardhura, te klanet e qeverisë, të gjitha shkojnë klientela e qeverisë, e cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike, për të fituar tenderat, dhe në këtë mënyrë për qytetarët mbeten rrugët e botës, varfëria dhe mjerimi“, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post