Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj e cilëson ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha si të dëmshme.
Deklarata e Xhaferaj:
“Në këtë konceptim lëvizja nuk e ndihmon PD-në. Foltorja është e vendosur keq në kohë, në maj dhe në qershor, ajo do e kishte kuptimin. Asaj kohe pamë kandidatët, Harxhi, Kadilli, Basha, Shehaj që ngritën Foltoren e tyre dhe Kuvendin Kombëtar, e çdo gjë mbaroi më 13 qershor. Është e vendosur keq në kohë, Berisha ta mbajë stafin gati në 2025, pasi kjo aktualja i shërben agjendës personale të zotit Berisha. Në llogaritë e veta i ka bërë kalkulimet se mund të konceptohet se është më i fortë kur është “non grata”, duke pasur prapa PD. Kjo llogari personale e Berishës e fut PD në tunel të errët, është konceptuar keq në kohë, është diametralisht kundër llogarive të PD-së”, tha Xhaferaj.
Diskutime rreth kësaj post