Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, solli sot në Tiranë 31-vjeçarin Jason Emert, të reklamuar si “këshilltar” të Trump, që nga çadra mbajti një qëndrim të hapur pro protestës së demokratëve. Mediat e opozitës u treguan të shpejta të etiketonin këtë qëndrim si shprehje të mbështetjes gjithmonë e më të madhe ndërkombëtare që po merr protesta e tyre, por pavarësisht ato që duan të besojë Basha dhe mbështetësit e tij, faktet janë këto:
- Fakti më i rënda, IYDU është një organizatë e formuar në vitin 1991. Karta e saj e parimeve është hartuar në Athinë, në vitin 1994. IYDU është një organizatë e mbështetur financiarisht nga lobi konservator grek në SHBA, një lob i njohur për anti-shqiptarizmin e tij. PROVA në faqen zyrtare –http://iydu-netëork.org/about-2/declaration-of-principles/
- Jason Emert, ndryshe nga sa tha Basha, ai nuk është më kryetari i grupit të të rinjve të Republikanëve, Demokristianëve dhe Partive të Qëndrës. Emert mbajti detyrën e kreut të IYDU deri në 15 nëntor 2016, kur Emert, pas vetëm një viti u zëvendësua nga kryetari i ri, Simon Breheny nga Australia. Ky është lajmërimi zyrtar në faqen e IYDU – http://idu.org/idu-celebrates-the-election-of-a-neë-iydu-chairman-and-board/#more-959
- IYDU, kushdo mund ta lexojë në statutin e faqes zyrtare http://iydu-netëork.org/neës/ është një organizatë e pavarur, e cila nuk ka asnjë lidhje me Partinë Republikane të Presidentit Trump.
- Emert nuk ka qenë në asnjë moment as këshilltar dhe as anëtar i fushatës së Trump, ndaj ai nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij si një qytetar i thjeshtë amerikan.
Por, Basha tha edhe dy gënjeshtra të tjera sot, duke përdorur figurën e këtij personazhi anonim. E para, Emert ka ardhur i paguar nga PD, pas lobimit të mikut të Bashës, kryetarit të “Heritage Foundation”, Jim deMint. Lexo më shumë për lidhjen Basha-De Mint – http://lexo.al/statistika-te-porositura-zbulohet-lidhja-sekrete-e-bashes-ne-uashington/
Gënjeshtra e dytë. Sipas mediave opozitare, SHBA sot pati dy qëndrime ndaj Shqipërisë, ai i “ambasadorit pro-qeveritar” dhe ai “këshilltarit të famshëm të Trump”. E vërteta, ndërsa ky i dyti është anonim, Departamenti i Shtetit ka bërë të qartë në disa raste se Lu është përfaqësues i vetëm i zërit të SHBA-ve dhe Presidentit Trump./lexo.al
Diskutime rreth kësaj post