Në krahasim me vendet fqinje, mbledhja e taksave shqiptare është modeste për pjesën më të madhe të burimeve kryesore të të ardhurave. Në veçanti, të ardhurat që mblidhen nga taksa e pronës dhe mbi të gjitha nga kontributet e sigurimeve shoqërore janë dukshëm më të ulëta se në rajon. Këto janë vetëm disa nga përfundimet e raportit të FMN për efikasitetin e sistemit fiskal në Shqipëri. Sipoas këtij dokumenti të publikuar në mes të këtij viti të ardhurat e ulëta tatimore në Shqipëri janë pasojë e efikasitetit të ulët të mbledhjes së taksave.
Efikasiteti i TVSH-së në Shqipëri ka qenë në rënie, nga 60% në vitin 2008, në 50% në vitin 2013, duke treguar një rritje të boshllëkut të TVSH-së, sipas shifrave të Fondit. FMN thotë se efikasiteti tatimor i tatimit mbi fitimin ka rënë gjithashtu, nga 0.15%, në 2011-n në 0.10% në vitin 2014. Ndërsa efikasiteti i taksave në raport me PBB ka rënë vazhdimisht gjatë 2011-2014. Ekspertët e Fondit kanë konstatuar edhe se parashikimet e të ardhurave në Shqipëri karakterizohen nga gabime të mëdha.
FMN analizon se gabimi i parashikimeve të të ardhurave, mbi të cilat bazohen buxhetet, është i afërt me 1.5% të PBB-së, duke lënë në këtë mënyrë zbuluar rreziqet për buxhetin. Për më tepër, parashikimet kanë një paragjykim sistematik dhe të konsiderueshëm. Mesatarisht gjatë tetë viteve të fundit, projeksionet e të ardhurave të buxhetit kanë qenë vazhdimisht shumë optimiste, me gati 2% të PBB-së. Gabimet në projeksione të Shqipërisë janë dukshëm më të larta se të fqinjëve. Në vitin 2015, të ardhurat e qeverisë kanë qenë 2.5 për qind të PBB-së më pak se parashikimet e qeverisë ione fillestare janë 141.
Diskutime rreth kësaj post