Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasgjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore, që prej vitit 2019, viti kur pandemia goditi ndjeshëm këtë industri.
“Airport Council International”, zhvillon një studim përmes të cilit mat rritjen e aeroporteve të vendeve të ndryshme, krahasuar me vitin 2019. Shqipëria kryeson këtë listë prej disa kohësh, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve për të gjithë aeroportet e botës. Kjo organizatë është themeluar më 1991, me zyra qendrore në Montreal, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë në pothuajse 2000 aeroporte.
Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024, në TIA kanë udhëtuar mbi 2.7 milion pasagjerë, duke çuar në 65% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon edhe atë të Sofies duke u bërë një nga aeroportet më të sukseshëm në Ballkan. Tendenca për rritje si dhe shtimi i destinacioneve të reja përgjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve të aeroportit, të cilët parashikojnë një shifër që pritet të tejkalojë 9.3 milion pasagjerë, deri në fund të vitit 2024.
Diskutime rreth kësaj post