“Në kohët e reja, i janë ngatërruar zorrët Atdheut”. Këtë reflekton përmes rrjeshtave shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila ka thumbuar elitën shqiptare, të cilën e ka cilësuar si hipokrite. Ajo, me mjaf mjeshtëri ka trajtuar mjaft problematika, si çmimet e kripura, kanabisi i certifikuar, e për të gjitha populli vetëm duron. Ky mesazh thumbues pëcillet me rastin e festave, duke na thënë se Skënderbeu është i yni, jo vetëm në këto ditë…..
“Monologu i Skënderbeut në passhpinë:
“Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë! Por ç’e do, në kohët e reja, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën e ku i ka këmbët. Duartrokit, moj elitë hipokrite!
– Valbona e shkaterruar
– Vjosa e kërcënuar
– Llogaraja e gërryer
– Tomorri i sakatuar
– Tirana e betonuar
– Puset e matrikulluar
– Kanabisi i çertifikuar
– Media e parcelizuar
– Çmimet të globalizuar
– Leku i diskretituar
– Bankat akaparuar
– Spiunët të nderuar
– Diktatura e rehabilituar
– Populli i duruar
Uh… paska shumë. Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!”
Diskutime rreth kësaj post