Në orën e parë të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himarë. Gjithashtu, dy autobusë me votues kanë ardhur nga Greqia për ditën e zgjedhjeve vendore.
Një ditë më parë, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, i cili u arrestua me akuzën e blerjes së votave.
Gjykata gjithashtu, shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes.
Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të Kodit të Procedurës Penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.
Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, arrestimi i Belerit, është bërë pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post