Një fluks i emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime është regjistruar gjatë javës së fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, por edhe në portin e Durrësit ku mijëra bashkatdhetar janë kthyer në Shqipëri.
Sa i përket 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3535 shtetas dhe 1186 mjete.
Gjithashtu bilanci në dalje është i lartë, pasi janë larguar drejt Greqisë 5573 shtetas dhe 2032 mjete, kryesisht emigrantë që pas pushimeve kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Ndërkohë në “Qafë Thanë” kanë hyrë 3809 shtetas dhe 1830 mjete. Gjithashtu kanë dalë 3328 shtetas dhe 1575 mjete.
Diskutime rreth kësaj post