Një numër i madh qytetarësh kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën. Sikurse shfaqet edhe në foto numri i automjeteve përgjatë Rrugës së Kombit ka qenë tepër i madh në këto ditë të fundit të Gushtit.
Për shkak të temperaturave të favorshme për plazh, edhe në ditët në vijim pritet të ketë dyndje të shqiptarëve të Kosovës drejt vendit tonë për pushime.
Sipas të dhënave nga pika kufitare e Morinës, vetëm gjatë së Shtunës kanë hyrë në vendin tonë rreth 36 mijë qytetarë nga Kosova dhe mbi 10 mijë automjete.
Bazuar në marrëveshjen e dy qeverive nënshkruar disa muaj më parë, policia operon për kalimin e udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët dhe vonesat.
Diskutime rreth kësaj post