Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh në portin e Durrësit. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Evropian po kthehen në vendlindje për të shijuar pushimet verore dhe po ashtu i madh është edhe numri i të huajve që vijnë në Shqipëri përmes detit.
Autoritetet portuale parashikojnë një fluks ditor prej rreth 6000 udhëtarësh që hyjnë dhe dalin përmes kësaj pike kufitare, duke përdorur pesë tragetet që operojnë në linjat Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Turistët e huaj vijnë me shumë kuriozitet dhe entuziazëm për të zbuluar bukuritë e Shqipërisë dhe për të shijuar mikpritjen e saj të veçantë.
Përgjatë muajit korrik, në portin e Durrësit kanë mbërritur rreth 85 mijë udhëtarë, ndërsa në dalje janë regjistruar 27.041 pasagjerë.
Diskutime rreth kësaj post