“Mirëserdhët në Serbi”, ky është mesazhi që të vjen nga operatori telefonik shqiptar Vodafone sapo futesh në Kosovë. Denoncimi bëhet nga aktori Florjan Binaj.
Ai shkruan se ndodh e njëjta gjë si me rastet kur shkon në jug të Shqipërisë dhe të dërgojnë mesazh sikur të jesh në Greqi.
Postimi i plote i Florian Binajt:
“Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëserdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për tē plas mëlçia!!!!
Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e ç’bëjnë!!!TURP!!!”, shkruan aktori.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post