Ka ardhur koha që një grua të marrë përsipër drejtimin e vendit, shprehet Leonor Perez, 74 vjeçe, e cila votoi për demokraten Hillary Clinton ne afërsi të Majemit.
Mirëpo, nuk ndajnë aspak të njëjtin qëndrim qytetarët e Floridës ku sfida është e qartë.
‘’Sunshine State” duhet të vendosë për zgjedhjet presidenciale amerikane.
I lindur në të njëjtin qytet me shumicë kubane, Hialeah, ku edhe votoi, 70-vjeçari Peter Fernandez zgjodhi Donald Trump.
”Vlerësoj atë që ai mund të sjellë, politikën migratore dhe çështje të këtij lloji », u shpreh ai në lidhje me programin e kandidatit republikan, që natyrisht premtoi të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën.
« Nuk di më tepër, pasi nuk kam studiuar shumë. Por, ai thotë çfarë mendon, nuk ka frikë të shprehet edhe për tema që mund të shqetësojnë disa”, vijon një i ri 21-vjeçar, i cili punon në një restorant.
Kudo në Florida vihen re radhë të gjata që në hapje të qendrave të votimit në orën 07 :00 sipas orës lokale (12 :00 GMT).
Rreth 6,5 milionë zgjedhës, nga 14 milionë të regjistruar, kanë votuar tashmë përpara hapjes së qendrave të votimit ditën e sotme, duke përfituar nga dy javët e votës së përshpejtuar propozuar në këtë shtet në pjesën juglindore të SHBA-së.
Shumë shpresuan duke zgjedhur këtë formë për të shmangur radhët e gjata që u shënuan në zgjedhjet e mëparshme.
Pjesa tjetër me ngut dëshironte të votonte së fundmi pas muajsh të gjatë në një fushate të ngjeshur me mjaft polemika.
Diskutime rreth kësaj post