Zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo, në një interviste të dhënë për emisionin ‘Fitstation’ në News 24, ka rrëfyer takimin e parë me ish-kryeministrin.
Garo zbuloi se gjatë takimit ka qenë nervoze, pasi nuk dinte si t’i bënte përshtypje, si dhe shtoi se ka qenë Berisha ai që është përpjekur që biseda të ishte sa më e lirshme.
Sipas saj, njerëzit e kanë keqkuptuar ish-kryeministrin Berisha, për shkak të hijes së rëndë ndërkohë që ai është shumë i ngrohtë dhe i drejtëpërdrejtë.
“Ka qenë një takim mbresëlënës. Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar sepse nuk dija se si t’i bëja sa më shumë përshtypje. Jam përpjekur të jem vetvetja por sigurisht biseda nuk ka qenë aq e lirshme. Por ai është munduar që biseda të jetë sa e më e natyrshme, sepse ai i tillë është i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është keqkuptuar duke shfaqur një hije më të rëndë për njerëzit, por po të shikosh më thellë zoti Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”,- u shpreh Garo.
Diskutime rreth kësaj post