Pas ndarjes së bujshme vitin e shkuar nga Tedi Ngjela, moderatorja simpatike e “Jo Vetëm Modë” nuk foli asnjëherë publikisht lidhur me arsyet që e çuan në prishjen me të fejuarin. Floriana Garo e cila preferon të qëndrojë në hije për sa i takon zhvillimeve në jetën private, duket se ka nisur një marrëdhënie të re dashurie. Në fakt, këtë lë të kuptohet nga intervista e saj për Panorama, ku e pyetur për jetën sentimentale, ish-miss Albania as nuk mohon dhe as nuk pranon të komentojë rreth saj. “Për momentin preferoj ta mbaj private”, i përgjigjet Floriana Gara interesimit, nëse për momentin ka njohur dikë për të cilin ndjen.
Nga ana tjetër, pas ndarjes Floriana Garo u komentua për buqetat e shumta të luleve që mbërrinin në adresë të saj. Po autori? “Lule për mua vijnë nga njerëz të ndryshëm, për arsye të ndryshme, ose fare pa arsye.” – shprehet Floriana.
Diskutime rreth kësaj post