Boksieri shqiptar Florian Marku do të ketë sfidën e radhës më 12 dhjetor. Ka qenë vetë boksieri që ka bërë të ditur lajmin se ndeshja do të jetë drejtpërdrejtë në SkySport.
“Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev si undercard. Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Skysports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit kti viti. Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit Sjamboxing dhe gjithashtu Anthony Joshua dhe Eddie Hearn që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Nuk do ju zhgënjej të gjithëve ….. AlbanianKing is coming”, shkruan Marku.
Floriani do të ndeshet ndaj Fearon më The SSE Arena në Uembli. Marku u zhvendos në Greqi kur ishte katër vjeç, gjatë trazirave të 1997 në Shqipëri. Atje ai nisi karrierën e tij të gjatë.
Diskutime rreth kësaj post