Florian Marku duelon sot për herë të parë si boksier profesionist në Shqipëri, në ringun e improvizuar në “Air Albania” me synimin për të vazhduar serinë e sukseseve të tij të jashtëzakonshme.
Boksieri shqiptar duelon sot ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, duke synuar që të mbetet i pamposhtur dhe të përmirësojë serinë e tij pa njohur humbje.
Raundi 4 – Pak sekonda dhe Ramirez është në tokë. Gjyqtari numëron edhe pse meksikani pretendon se është shtyrë. Më pas të dy boksierët përplasen kokë më kokë dhe Marku pëson një të çarë në vetull. Kundërshtari merr zemër dhe fillon të godasë më shumë për të përfituar nga fakti se Marku nuk ka shikueshmërinë e duhur.
Raundi 3 – Boksieri shqiptar gjen dy herë të çara në mbrojtjen e Ramirez, i cili kërkon duelin nga distanca me Markun duke mos e lejuar të afrohet. Por është tashmë boksieri shqiptar ai i cili ka iniciativën e plotë duke kërkuar sulmet e njëpasnjëshme.
Raundi 2 – Marku ia del të shtyjë në litarë kundërshtarin e tij, teksa përpiqet që ta godasë me të majtën e tij disa herë, por nuk e gjen të hapur.
Raundi 1 – Parra Ramirez është ai që ka iniciativën në raundin e parë, teksa mundohet të shtyjë Markun drejt këndit, pa shumë sukses. Shqiptari kontrollon me qetësi situatën duke pritur momentin e duhur për të goditur.
Diskutime rreth kësaj post