Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit të padrejtë në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik.
Përballja e 30 janarit u anulua për shkak të pand.emis në Mbretërin e Bashkuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë luftëtari shqiptar, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Marku shkruan se ‘lufta’ e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.
Florian Marku:
“Për të gjithë ndjekesit e mi !!
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.
Per shkak të pand.emise në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.”-shkruan Marku.
Diskutime rreth kësaj post