Këngëtari Flori Mumajesi duket se do t’i mungojë fansave të tij në koncerte për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon që të performojë.
Vetë këngëtari në një postim në Instagram ka njoftuar se të paktën për 6 javë nuk do të jetë në gjendje të performojë për fansat e tij.
Flori bën me dije se për shkak të dhimbjes në kraharor, duhet të bëjë një periudhë pauze për t’u rikuperuar.
“Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.
Postimi i plotë i këngëtarit në Instagram
“Nuk di a duhej ta beja kete postim apo jo, por e ndjej detyrim per ata njerez qe nuk kane mundur te me shohin ne koncert.
Kam dy dite qe luftoj me dhimbjen ne kraharor per te mos munguar , per te qene aty me ju deri ne minuten e fundit…
Por nuk ja dola dot dhe kjo eshte dhimbja me madhe ne te vertet…
Pas ketij lendimi rrezikoj ti anulloj te gjitha koncertet!
Doktoret me kane dhene nje afat nga 3 deri ne 6 jave per tu rikuperuar, por une shpresoj se do te behem mire me shpejt?
Shpresoj mos t’ju shqetesoj ky postim!
Nuk me pelqen ta dramatizoj me shume, eshte nje lendim i kockes brenda ne krahe qe duhet kaluar vetem dhe vetem me energji pozitive.Ju dua”, – shkruan Flori.
Diskutime rreth kësaj post