Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën Insajderi, ku mes të tjerave është pyetur dhe për menaxhimin e situatës së pandemisë.
Berisha vlerësoi punën e mjekëve dhe personelit mjekësor në spitale, por sipas tjit, gjithë pjesa tjetër ishte një “fake menaxhim”.
“Së pari qeveria nuk mori absolutisht asnjë masë përgatitore për përballimin e saj me sigurimin e kiteve për testimin e gjerë epidemiologjik, sigurimin e materialeve mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe maskave për popullatën.
Kjo bëri që pandemia të dalë jashtë kontrollit, që QSUT, qendra më e madhe mjekësore e vendit, por edhe qendra të tjera të shndërrohen në bomba biologjike, gjeneratorë të fuqishëm të përhapjes së pandemisë së COVID-19 dhe Shqipëria të ketë numrin më të lartë të personelit mjekësor të infektuar.
Së dyti, në vend të përpjekjeve serioze shkencërisht të bazuara për ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen nga Covid-19, Edvin Kristaq Rama, zgjodhi strategjinë e terrorit psikologjik dhe jo vetëm psikologjik, ai nxori tanket në rrugë, përdori gazin lotsjellës kundër qytetareve dhe mbante nga Sarajet e Surrelit fjalime çdo ditë në ekranin e ERTV, në të cilat si i sëmurë psikik fliste për 18 mijë të vdekur, male me kufoma, mortje që do na grijë si mish qeni etj.
Ai bëri që me gënjeshtrat e tij qytetarët të mos besojnë më asgjë dhe faktikisht kjo po ndihmon përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.
Së treti, Edvini manipulonte çdo shifër të dhënë numrin e të infektuarve, e të vdekurve, nuk lejoi decentralizimin e testimit, i cili mund të bëhej së paku në 12 institucione publike dhe private të vendit. Pra qeveria në tërësi, për ata që njohin alfën e epidemiologjisë së një sëmundje infektive, qëndroi në anën e pandemisë dhe jo të qytetareve”, u shpreh Berisha më tej.
Diskutime rreth kësaj post