Të tjera detaje dalin nga ngjarja e sotme që ndodhi në bashkinë e Lushnjës, ku mbeti i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij.
Zv. drejtori i Spitalit të Traumës ka deklaruar se kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Ermira Qalliu janë jashtë rrezikut për jetën. Ai tha se Tushe ka marrë vetëm një cifël një pjesën e goksit e cila është hequr në Spitalin e Lushnjes.
“Ajo është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe ka marrë një cifël në pjesën e gjoksit, e cila është hequr në spitalin e Lushnjes. Është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua. Ju përshëndet për interesimin dhe ju uron një ditë të mbarë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post