Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ndodhej në Fier sot në kuadër të takimeve “Deputeti që duam”.
Reagimi i plotë:
“Njeriu me shtatin pyll e mendjen fyell, po i tregon shqiptarëve përrallat e Ali Babës me 40 hajdutë…
Të dashur shqiptarë!
Është e pakonceptueshme, se si ka fytyrë një njeri që pas 8 vitesh ia piu gjakun këtij Populli dhe këtij vendi, dhe sot, në kulmin e pandemisë, bën fushatë premtimesh dhe lavdërimesh në mes të Fierit.
Çfarë po kërkon më ky Kryemafioz?!
Vërtet është kaq i sëmurë psikik, apo është i detyruar sepse bandat dhe oligarkët e kanë kapur prej veshi?!
Ligjërata e tij në turin teatral ‘Deputeti që duam’, është si përrallat e Ali Babës me 40 hajdutë.
Kurseja shqiptarëve të paktën titullin e turit o njeri, se le nam.
Të kanë rënë tjergullat dhe të është zbuluar çatia, po të përmbytet shtëpia ‘publike’ e Rilindjes.
Propagandë, falsitet, hipokrizi, djallëzi, imoralitet, kriminalitet, korrupsion, shpopullim, varfërim, skandale, mashtrime, etj. etj., sepse listën e të zezave e ke shumë të gjatë, ashtu siç je edhe vetë, por në variantin ‘Shtati pyll e mendja fyell’.
Nuk di më çfarë t’u premtosh shqiptarëve, jo se i ke realizuar, por sepse nuk ke mbajtur asnjë, dhe t’ja përsërishësh është turp kaluar turpeve, dhe çfarë bën në turet e tua teatrale, flet vetëm për Lulin, Monën, Ilirin, Saliun…
Sa poshtë ke rënë o njeri i gjatë, se ju të gjatët rënien e keni edhe më të dhimbshme.
Përse e do mandatin e tretë o Kryediktator i Rilindjes?!
Se Shqipërisë nuk i ke lënë më gjë për t’i marrë, apo ka akoma jetë njerëzish për të marrë?!
Çfarë punësh do mbarosh o i Zi, ku ishe 8 vjet që as i nise, e jo më ti bitisje?!
Je shndërruar në klloun, me të cilin do ishte mirë të qeshnin, por shqiptarët qajnë dhe ndjejnë neveri kur të shohin.”, ka shkruar Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post