Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjete sociale pas raportit auditues të KLSH-së, mbi abuzimin skandaloz me fondet e ushqimit të fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli”.
Skandali sa vjen e zmadhohet, pasi drejtuesit e shtëpisë së fëmijëve jetim nuk hapin derën dhe për njerëzit që po sjellin ndihma vullnetarisht.
Ky skandal dhe abuzim që po behët në të gjitha fushat e jetës ndodh me bekimin e qeverisë, pasi kjo për to është kthyer në normë tani.
Postimi i Blushit:
“Jetimëve që u vjedhin “kafshatën”, po u mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve!
Nuk është filmi “Lulekuqe mbi mure”. Është historia e trishtë e jetimëve në qendrën sociale “Zyber Hallulli” në zemër të Tiranës, në vitin 2022.
Kjo është fytyra e vërtetë antisociale, e pashpirtësisë dhe e babëzisë së Qeverisë së Edi Ramës, që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!”, shkruan Blushi.
Diskutime rreth kësaj post