Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, me gazetaren Klodiana Lala për rrugën që do të ndjekë opozita shqiptare, pas masës së arrestit shtëpiak që GJKKO ka kërkuar për Sali Berishën.
Pjesë nga debati në studio:
Klodiana Lala: Problemi i parë që PD-ja dhe vetë z. Berisha ka qenë se nuk pranoi të përballet me drejtësinë. Mbase z. Berisha do të ishte më i fituar nëse do ta kishte zbatuar vendimin e gjykatës. Ai do të kishte mundësinë që me një proces urgjent t’u dëshmonte shqiptarëve se është i pafajshëm, nuk do të ishte në këtë gjendje. Z. Berisha e ka krijuar këtë konflikt me gjykatën, që të flitet për procedurën dhe jo për provën.
Z. Noka nuk është i qartë nëse Sali Berisha do të shkojë në arrest shtëpi, si do të drejtohet kjo forcë politike dhe tjetra z. Noka thotë se ne jemi opozita. Që të konsiderohesh opozitë do të duhet të ngjallë besim, të mbledhë qytetarë, të ketë platformë dhe program. Unë si njeri i thjeshtë në këtë vend nuk kam parë asgjë të tillë te opozita shqiptare, krejt ftohtë, krejt e pandikuar.
Flamur Noka: Ajo kërkon programin e gjëra. Ne jemi në luftë. Në luftë ka vetëm një program: luftë me regjimin. Ajo flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, sikur këtu ne jemi në kushte paqeje, në një demokraci fantastike.
Klodiana Lala: O Flamur, se po të drejtohem me emër. Mos u merr fare me mua.
Flamur Noka: Se na ka ngelur te programi, te platforma, se të tjerat i kemi kryer.
Klodiana Lala: Ne kemi qenë në një tjetër studio dhe të kam bërë sfidë dhe të kam thënë: Çohu z. Noka dhe shko në burgjet shqiptare dhe ti si deputet i Kuvendit, nuk shkove ti shikoje.
Flamur Noka: Po të merrem me çfarë thua ti, i bie të mos merrem me asnjë punë.
Klodiana Lala: “Nuk shkove pra, nuk shkove, prandaj jeni katandisur kështu” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post